Follow us:
Language:

Kush Jemi Ne ?

"Hapi i parë drejt suksesit është marrë kur ju s´pranoni të jeni rob i mjedisit në të cilin ju gjendeni më parë." - Mark Caine

Rreth nesh

• Në vitin 2000 kompania fillon aktivitetin e saj me emrin "Arben Mema” si biznes i vogël duke patur në fokus shërbimin e pastrimit të rrjetëve utilitare dhe largimin e mbetjeve. Pas një suksesi të afirmuar në treg kompania në vitin 2003 kalon në trajten e biznesit të madh.

• Me kalimin e viteve u pa i nevojshëm zgjerimi i games së shërbimeve të ofruara duke përfshirë edhe pastrimin e ambjenteve të brëndshme e të jashtme si dhe gjelbërimin, mirëmbajtjen e mjediseve, dhe në vitin 2006 kompania ndryshon emrin e saj në “FJONA 2006”.


• Pastrimi është baza dhe një nga aspektet më të rëndësishme të çdo organizate të çdo lloji. Pikërisht kjo është edhe arsyeja pse “FJONA 2006” ka krijuar një gamë të plotë të shërbimeve për të qenë në dispozicion duke realizuar e plotësuar çdo kërkesë të klientëve.

• Objektivi ynë kryesor është përmbushja e kërkesave dhe nevojave tuaja përtej pritshmërive, nëpermjet kombinimit të punonjësve me mjetet teknologjike si dhe solucionet cilësore në përputhje me standartet ekologjike. Përvoja jonë e madhe në fushen e pastrimit na ka mundësuar që të investojmë në dispozicion të mjeteve teknologjike si dhe trajnimit të vazhdueshem të stafit në mënyre që të kemi një input pozitiv në realizimin e volumeve dhe standarteve të kërkuara.

Vizioni ynë

Vizioni ynë kryesor është përmbushja e kërkesave dhe nevojave tuaja përtej pritshmërive, nëpërmjet kombinimit të punonjësve me mjetet teknologjike si dhe solucionet cilësore në përputhje me standartet ekologjike.

Filozofia

Filozofia jonë është mjaft e thjeshtë: Reabilitimi i ambientit ku ne jetojmë duke e pastruar, gjelbëruar edhe sistemuar sipas deshirave të klientëve.


Vlerat tona

Familje

Ne jemi një familje në të cilën operojmë dhe bashkëpunojmë sëbashku .

Miqësor

Ne jemi shumë miqësor me njëri-tjetrin duke ofruar lirshmëri dhe afrimitet në projektet tona.

Të shpejtë

Ajo çfarë ne vlersojmë gjithashtu është fakti që ne jemi të shpejtë për t'ju ardhur në ndihmë dhe për të ofruar shërbimet tona.

Të besueshëm

Ne jemi besnikë në atë çfarë ne ofrojmë duke përmbushur me korrektësi maksimale shërbimet tona.

Të drejtë

Drejtësia na ka shoqëruar për vite me radhë dhe falë kësaj jemi këtu ku ne jemi aktualisht.


Kompania jonë është mjaft e konsoliduar dhe e ndërtuar me shumë kujdes e mbi baza të forta, si një familje e shëndoshë e cila ecën përpara dhe zhvillohet gjithnjë e më shumë duke adaptuar teknologji të reja.

Kjo familje e madhe gjithnjë e më shumë në rritje, duke u karakterizuar e dalluar mbi të gjitha nga besnikëria e drejtësia, i kryen shërbimet e kërkuara me një korrektësi maksimale. Duke patur një staf të kompletuar, të trajnuar dhe me eskperienca të ndryshme pune, vepron me shpejtësi në kryerjen e shërbimeve.

Komunikimi i duhur, bashkëpunimi me njëri-tjetrin janë cilësi të forta të cilat na ndihmojnë që jo vetëm të kryejmë shërbimin e saktë në kohën e duhur, por edhe të krijojmë mardhënie miqësore me klientët tanë duke i falur plotësisht përkushtimin tonë.

Çfare ne ofrojmë ?

PASTRIM

Këtë shërbim kompania e kryen më së shumti me fuqi punëtore, por gjithashtu ajo disponon dhe mjete teknologjike të cilat i përdor sipas kushteve...

Lexo më shumë


MENAXHIM

Kompania "FJONA 2006" operon duke kryer fillimisht pastrimin e ambjentit nga mbeturinat urbane, më pas i grumbullon ato në kazane me volum 1.1 m3...

Lexo më shumë


RRJETE UTILITARE

Kompania "FJONA 2006" është një kompani me një staf të specializuar dhe eksperience tashmë që prej vitit 2000 për kryerjen e këtij shërbimi...


Lexo më shumë


GJELBËRIM

"FJONA 2006" ka një staf të kualifikuar përsa i përket gjelbërimit dhe mirëmbajtjes së mjediseve të gjelbërta.Fuqia punëtore me ndihmen e makinerive të thjeshta ...

Lexo më shumë





Aftësitë tona

Pastrim 95%

Menaxhim 95%

Gjelbërim 85%

Të shpejtë 99%

Miqësor 100%


Njihu me administraten

Ing. Arben Mema

General Manager

  • Tel: +355 68 20 45 298

  • Cel: +355 68 20 23 408

  • Email: a.mema@fjona-2006.com

Arjana Daci

Operational Manager

  • Tel: +355 68 20 45 298

  • Cel: +355 68 40 69 296

  • Email: a.daci@fjona-2006.com

Ing. Almiva Llaçi

Technical Director

  • Tel: +355 68 20 45 298

  • Cel: +355 69 27 89 802

  • Email: a.llaci@fjona-2006.com

Sabina Ballgjini

Manager

  • Tel: +355 68 20 45 298

  • Cel: +355 68 20 19 163

  • Email: am.fjona@yahoo.com

Klientët

"FJONA 2006" numëron një numër të madh klientësh serioz në Shqipëri me të cilët ka operuar ndër vite.


Dëshironi të ndani një projekt me ne ? Ndjehuni lirshëm. Qëndroni në kontakt

Latest Tweet
Kontakt
  • Adresa: Agjensitë Doganore,
    Porto Durrës, Zyra 111
  • Tel: +355 68 20 23 408
  • Email: a.mema@fjona-2006.com
Kontakto

Të gjithë të drejtat e rezervuara.