Follow us:
Language:

Blog

OUR WORLD OUR HOME

"FJONA 2006" po planifikon të futet në industrinë e riciklimit. Për të qenë pjesë e kësaj industrie është e nevojshme një investim i madh dhe pa mbështetjen e qeverisë konsiderohet si një investim i vështirë. Gjithsesi ne si kompani jemi të shqetësuar rreth mjedisit dhe ne do bëhemi pjesë e kësaj industrie. Në Shqipëri të gjithë mbeturinat mblidhen në një vend e cila është vendosur nga bashkia, dhe janë lënë që të dekompozohen në këtë vend. Ne si kompani pastrimi kemi shikuar gjithmonë mundësitë për t'i ndarë mbeturinat dhe t’i riciklojmë ato, por kurrë nuk kemi gjetur vullnetin e mirë tek entiteti i qeverisë. Kjo i vështirëson gjërat për ta

përmbushur për shkak shumës së parave që është e nevojshme për t’u investuar dhe që askush nuk interesohet rreth këtij shërbimi që është i nevojshëm për të gjithë komunitetin. Por që kur disa kompani të huaja janë të interesuara për këtë shërbim dhe janë në gjëndje të paguajnë për këtë shërbim, ne po planifikojmë për ta startuar këtë industri me tre hapa: Hapi i parë është ndarja e mbeturinave, për të cilat ne jemi përgjegjës për t’i mbledhur në pesë kategori: letër, qelq, mikse, plastike dhe organike. Në këtë hap ne nuk jemi në gjëndje për t’i ricikluar vetë, por duke gjetur një kompani që e ka këtë aftësi për të ricikluar disa nga këto produkte si qelq

ose letër, ne do t’i dërgojme tek ta. Hapi i dytë do të jetë në ndërtimin e disa linjave riciklimi si letër, qelq, plastikë, ose metal. Hapi final do te konsistojë në ndërtimin e të gjithë linjave të riciklimit e të gjithë mbeturinave. Nga riciklimi i të gjithë mbeturinave ne do të kemi një mjedis më të mirë për ne dhe gjeneraten e ardhshme. Është e rëndësishme për ta quajtur këtë botë shtëpinë tonë, dhe siç ne duam që shtëpia jonë të jetë e pastër dhe e shndërritshme ashtu ne do ta bëjmë botën tonë të pastër dhe të shndërritshme. (Prill 2016)

Bota jonë shtepia jonë !

Ndjehuni lirshëm

Latest Tweet
Kontakt
  • Adresa: Agjensitë Doganore,
    Porto Durrës, Zyra 111
  • Tel: +355 68 20 23 408
  • Email: a.mema@fjona-2006.com
Kontakto

Të gjithë të drejtat e rezervuara.